Telenews

Aksident me fatalitet në hyrje të Skenderajt një i vdekur dhe tre të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në hyrje të qytetit të Skenderajt, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët.

Si pasojë e përplasjes mes automjeteve, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Policia dhe ekipet e emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është bërë edhe transportimi i të lënduarve për trajtim mjekësor.

Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të aksidentit. Hetimet janë duke vazhduar.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj