Telenews

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, vdes një këmbësor

aksident-me-fatalitet-ne-rrugen-prishtine-mitrovice,-vdes-nje-kembesor

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa si pasojë e përplasjes, këmbësori, mashkull rreth 53 vjeç, ka humbur jetën.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, së bashku me të gjithë mekanizmat relevantë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti,” ka deklaruar Borovci për Gazetën Online Reporteri.net.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.

Të ngajshme

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e zv.kryeministrit shkakton zemërim në Itali, deputetet protestojnë me minifunde

Yllka Gashi

I dhanë para me fajde një personi, arrestohen dy persona në Gjakovë

Yllka Gashi

Osmani falënderon mërgatën në ShBA për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Yllka Gashi