Telenews

Aksident me fatalitet në Vragoli, vetura godet për vdekje një këmbësor

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë në një aksident trafiku në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit lëndime po ashtu kanë marrë i dyshuari- vozitësi i veturës si dhe një pasagjer.

“Sot me datën 24.07.2026 rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar ka goditur një person (këmbësor) të gjinisë mashkullore. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë ato mjekësore, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Mehmeti.

Ajo ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësitë relevante policore.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Të ngajshme

6 gusht seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Paraburgim vetëm për shtetasin turk, dy zyrtareve të MPB-së u caktohet masa e arrestit shtëpiak

Rrezarta Ramaj

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Yllka Gashi