Sot rreth orës 06:00 ka vdekur një 49-vjeçar si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes..
Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës.

