Telenews

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, lëndohen katër persona – jashtë rrezikut për jetë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shupkovc, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, i cili bëri të ditur se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Lidhur me rastin, njësia e hetimeve të trafikut është duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha ai.

Të ngajshme

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

KushtrimGuraj

“Unë iu përgjigjem gjithmonë institucioneve për dallim nga, Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë”

Blearta

Nesër tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Blearta