Telenews

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

aksident-me-fatalitet-ne-rrugen-prishtine-mitrovice,-vdes-nje-kembesor

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë, mes një veture dhe një motoçiklete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ku bëri të ditur se nga ky aksident është lënduar një person, i cili ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.

Të ngajshme

Al Trade Market destinacioni juaj për nisjen e vitit të ri shkollor!

Valjeta Turkaj

Aksident mes dy automjeteve në Gllarevë të Klinës, dy të lënduar

Valjeta Turkaj

Prania e NjSO-së në punimet e urës së re mbi lumin Ibër, deklarohen nga Policia

Valjeta Turkaj