Telenews

Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc të Poshtëm, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur sot mes trenit dhe një veture në fshatin Grabovc i Poshtëm i Obiliqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se tre persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i Poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, thuhet në konfirmim.

Njëri nga të lënduari është fëmijë.

Të ngajshme

Alergjitë po vijnë më herët: Çfarë duhet të dini dhe si t‘i parandaloni

Blearta

Hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kapen dy të dyshuarit

Blearta

Berisha: Heqja e masave të BE-së për Kosovën, goditje e rëndë për dyshen famëzezë Rama-Vuçiq

Blearta