Një i mitur i cili ishte me motoçikletë ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti me një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qytetin, Driton Rugova.
Ai tha se i mituri është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen ” Bill Klinton” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ( i mitur) ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë Njësia e trafikut Rajonal DRP Pejë”, tha Rugova.