Një fëmijë tre vjeçar dhe një grua 42-vjeçare kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku të hënën paradite në rrugën Dragash-Zhur.
Aksidenti, që ua mori jetët gruas dhe fëmijës ndodhi në vendin e njohur si ‘Laku i Keq’ në rrugën që lidh Dragashin dhe Zhurin, tha Policia.
Një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve janë përfshirë në aksident, bëri të ditur Policia.
I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, pas marrjes së ndihmës së parë, do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit.
Po ashtu, Policia tha se me urdhër të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore Prishtinë për obduksion.

