Telenews

Aksident në fshatin Soponic të Kaçanikut, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur më parë në fshatin Soponic të Komunës së Kaçanikut, raporton Telenews.al.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri me dije se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, u shpreh Veseli.

Të ngajshme

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe ata që sulmuan KFOR-in

Donat Hashani

Zelensky i kishte shpëtuar vrasjes me snajper nga rusët, thotë shefi i sigurisë ukrainase

Donat Hashani

Osmani viziton prodhuesin kosovar të anijeve, thotë se janë gati për mbarë botën

Donat Hashani