Një aksident ka ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit për pasojë pesë persona janë lënduar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

