Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Llapushnik të Drenasit.
Në vendngjarje shihet se ka dalë edhe Policia e Kosovës, raporton Kallxo.com
Ndërsa, në pamje shihet se një veturë është përplasur në rrethojat e magjistrales.
Janë dërguar pyetje edhe te forcat e rendit për të kuptuar më shumë rreth aksidentit, por ende nuk janë përgjigjur nga Policia e Kosovës.