Telenews

Aksident në magjistralen Gjakovë–Prizren, dy të lënduar –

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Gjakovë–Prizren, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se Policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 18:30.

Sipas saj, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Deri më tani, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Krasniqi.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente policore.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj