Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 04:30 sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se edhe një person tjetër është lënduar rëndë.
”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Reporteri.net.
The post Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një person, një tjetër lëndohet rëndë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.