Telenews

AKSIDENT NË RRUGËN PRISHTINË-PEJË, KAQ TË LËNDUAR

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.
“Sot rreth orës 18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç’rast dyshohet se një automjet si pasojë e mos mbajtjes së distancës ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik, në mënyrë që të parandalohen aksidentet që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda.

Të ngajshme

Mali i Zi publikon analizë për “Ballkanin e Hapur”, dokumenti hiqet nga rendi i ditës në Kuvend

KushtrimGuraj

Çitaku: Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë

KushtrimGuraj

Rrëfimi i amerikanit që mblodhi kujtimet e Ismail Qemalit

KushtrimGuraj