Telenews

Aksident në Vushtrri, vetura godet tre këmbësorë

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sonte në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri, ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se tre të lënduarit janë dërguar në spital.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Raportohet se të lënduarit janë prindërit me vajzën e tyre.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj