Një aksident i rëndë, ku raportohet edhe për të vdekur, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zhur të Prizrenit.
Siç raporton Televizioni i Prizrenit një person ka vdekur, derisa dy të tjerë janë lënduar.
Sipas të njëjtit medium, një nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është në rrezik për jetë.
Telenews.al ka kontaktuar me policinë e Prizrenit, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.