Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Babaj Bokës në rrugën Gjakovë-Ponoshec, ku sipasojë një person ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmuar Shermet Elezaj- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Sot rreth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973”, ka thënë Elezaj.
Po ashtu është bërë e ditur se bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti procedohet si “Vetëaksident trafiku me fatalitet”.

