Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave, i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 11;00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Zahiti.

