Telenews

Aksident tragjik në Gjakovë: Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë, makina bie nga ura në ujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, sot rreth orës 02:00, në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë, në të cilin ndodheshin tre persona, ka pësuar një vetaksident të rëndë.

Sipas Sinjalit, shoferi nuk kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe sapo kishte arritur pranë urës në këtë fshat, humbi kontrollin mbi veturën, duke goditur mbrojtëset prej betoni dhe më pas duke rënë në ujë.

Për pasojë, një nga personat në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime serioze dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Në vendin e aksidentit kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Të ngajshme

I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 16 vite burg, arrestohet në Greqi 39-vjeçari shqiptar

Valjeta Turkaj

Humb një fëmijë në Gjilan, familjarët publikojnë fotografinë dhe kërkojnë ndihmë në gjetjen e tij

Valjeta Turkaj

Gjendet një mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Kaçanik, KFOR lëshon një paralajmërim

Valjeta Turkaj