Telenews

Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, vdesin dy persona, lëndohen pesë të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall Bastar të Tiranës.

Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Viktimat e këtij aksidenti tragjik janë drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, B.O, si dhe shtetasja M.F. rreth 45 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tjetër.

Ndërkohë, pesë pasagjerët e tjerë që udhëtonin në të dyja veturat janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga hetimet e para në terren, dyshohet se shkaktar i humbjes së kontrollit mbi automjetet ka qenë edhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban të hënën mbledhjen e radhës në orën 09:00

Rrezarta Ramaj

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…