Telenews

Aksidenti fatal në aksin Lezhë-Shkodër, lë të vdekur policin dhe bashkëshorten e tij

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve, viktimat janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, shkruan Euronews.al.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet e aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një vajzë, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Të ngajshme

Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare

Erzana Fazliu

Autoritetet zvicerane: Rreth 80-100 persona janë lënduar rëndë nga zjarri

Valjeta Turkaj

Shoqëria e Bonartit nderojnë figurën e gjyshit të tij, Nexhat Dacit

Erzana Fazliu