Telenews

Aksidenti i rëndë në Prishtinë: Katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë

 

 

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton”, ku u përfshinë dy vetura, njëra prej tyre e Policisë së Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se dy nga të lënduarit janë zyrtarët policorë.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë).

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor).”

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.”- thuhet në përgjigjen e Policisë për Sinjalin.

Të ngajshme

Albana Pllana zëri juaj në Asamblenë Komunale të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Promovim që sjell rezultate, prezanto biznesin tënd me Teleguide

Valjeta Turkaj

Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë

Valjeta Turkaj