Telenews

Aksidenti ku vdiq 26-vjeçarja në Pejë, polici i akuzuar: Më mirë të isha unë në vend të saj

Sot në Gjykatën Themelore të Pejë po mbahet seanca fillestare ndaj zyrtarit policor Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet që ndodhi në Qyshk të Pejës.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, pas një muaji vdiq e reja Zana Gjevukaj.

Në deklarimin e tij, Kastrati shprehu keqardhjen për ngjarjen tragjike.

Ai iu shprehu ngushëllime familjarëve të të ndjerës dhe gjithë personave që janë prekur nga ky rast, njofton Telenews.al

“Ma mirë të kisha qenë unë në vend të saj se që ka ndodhur ky rast. Shpreh keqardhje shumë të madhe”, deklaroi ai para trupit gjykues.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj