Telenews

Aksidenti me fatalitet në Prizren: Shoferi i veturës është një polic

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në Prizren, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili pohoi se ngasësi i automjetit është një zyrtar policor.

Ky i fundit, sipas Bytyqit, ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe po lëvizte automjetin privat të tij, kur goditi viktimën.

“I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit. Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe prokurorin kujdestar” u shpreh Bytyqi.

Ai pohoi se viktima është një burrë i moshuar, mosha e saktë e të cilit ende nuk është identifikuar.

Të ngajshme

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 17 gusht

Rrezarta Ramaj

Java nis me mot të nxehtë, temperaturat nesër deri në 34 gradë

Yllka Gashi