Telenews

Aksidenti në Pejë: Dy këmbësor të lënduar pas përplasjes me veturë

Aksidenti në Pejë: Dy këmbësor të lënduar pas përplasjes me veturë

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku një veturë ka goditur dy këmbësorë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Pejës Driton Rugova, i cili ka konfirmuar ngjarjen.

Si pasojë e aksidentit, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Sot rreth orës 18:40, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugen ” mbreteresha Teutë” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe dy këmbësor, si pasojë e aksidentit të dy këmbësorët kanë pësuar lendime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, tha për Sinjalin zedhenesi i policisë.

Hetuesit e aksidenteve janë duke vazhduar me hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të ngajshme

Nata e zjarreve edhe në Prishtinë, Lladrovci i ftuari i Ramës: Kryeqyteti nderon heronjtë e tij

Rrezarta Ramaj

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike

Rrezarta Ramaj

Trump “refuzon” ndihmën e Britanisë: Tashmë e kemi fituar luftën

Rrezarta Ramaj