Telenews

Aksidenti në Veternik, bllokohet trafiku në Prishtinë

Kolona të gjata janë krijuar në Prishtinë si pasojë e aksidentit që ndodhi në Veternik, ku u lënduan 11 persona.

Në pamjet që kanë dërguar lexues në media, shihet se trafiku është bllokuar.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila bëri me dije se janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete tjera.

Ajo ka thënë se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë  aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngajshme

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj