Telenews

Aksidenti që la katër të vdekur – momentet e fundit para se aeroplani të shpërthente në një top zjarri, pak pas ngritjes nga aeroporti afër Londrës

Një aeroplan privat u përfshi nga flakët dhe u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Southend, duke shkaktuar vdekjen e katër personave në bord.

Ngjarja tragjike ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur aeroplani Zeusch Aviation Flight SUZ1 u përplas brenda perimetrit të aeroportit afër Londrës.

Ndërkohë janë publikuar momentet e fundit të aeroplanit të rrëzuar që e tregojnë atë duke shpejtuar në pistën përpara se të shpërthejë tragjikisht në një top zjarri vetëm disa minuta më vonë.

Viktimat ishin të gjithë shtetas të huaj, përfshirë dy pilotë holandezë dhe një infermiere nga Kili, Maria Fernanda Rojaz Ortiz, e cila ishte në ditën e saj të parë si “infermiere fluturimi”.

Aeroplani 12-metërsh kishte transportuar një pacient në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte nisur për t’u kthyer në bazën e tij.

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Autoritetet po punojnë për identifikimin zyrtar të viktimave dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të ngajshme

Prokuroria propozon dënim me burg për të miturin që dyshohet se vrau policin Muhamed Lika në Kaçanik

Valjeta Turkaj

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Valjeta Turkaj

Vera s’është veç për pushime TelenewsJobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj