Telenews

Aksidentohen vetura me kamion në Malishevë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe veture në fshatin Llazicë të Malishevës.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 12:30, jemi njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Llazicë, komuna e Malishevës, në rrugën Pejë–Prishtinë”.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Sipas informatave fillestare, dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me kamionin i cili ishte jashtë. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin.

Të ngajshme

ShBA-ja ngrin procesimin e vizave për Kosovën, Shqipërinë dhe 73 vende tjera

Donat Hashani

Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Valjeta Turkaj

Rama: Deri në 2028, s’do blejmë energji nga jashtë

Valjeta Turkaj