Telenews

AKSIDENTOHET DHE VDES NJË PERSON NË THERANDË

Vetura ka rënë nga një lartësi prej 30 metrave në lumin që është afër në atë zonë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar  zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi, duke thënë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së kushteve dhe rrethanave të rrugës, ku më pas shoferi e kishte humbur kontrollin.
“Jetën e ka humbur bashkudhëtari që ishte në veturë, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë, ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me rastin është duke marrë prokuroria. Trupi i pajetë i viktimës është lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani

Nga nesër fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Donat Hashani