Telenews

Aksidentohet rëndë një autobus në Gjermani, pesë të vdekur e disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A9, në Saksoni të Gjermanisë, ku pesë persona kanë vdekur pas rrokullisjes së një autobusi.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se në autobus ndodheshin 53 pasagjerë e dy shoferë, ndërsa disa persona janë lënduar seriozisht.

“Pesë persona vdiqën në aksident” – tha zëdhënësi i policisë, Olaf Hoppe.

Autobusi ishte nisur në orën 8 të mëngjesit nga Berlini dhe ishte nisur për në Cyrih të Zvicrës. Vendi i ardhshëm i ndaljes shte qyteti Nuremberg, por udhëtimi u ndërpre afër Leipzigut rreth orës 9 e 45 minuta paradite.

Sipas punëtorëve të shpëtimit në vend të ngjarjes, pesë helikopterë janë duke u përdorur. Të dhënat për identitetin e viktimave nuk qenë ende të qasshme.

Raportohet se ky nuk është aksidenti i parë në atë pjesë të autostradës. Në maj të vitit 2019, një aksident i ngjashëm kishte ndodhur vetëm 15 kilometra më në jug të A9-ës. Një autobus ishte rrokullisur edhe atëherë. Një grua kishte vdekur e dhjetëra perosna ishin lënduar, disa seriozisht.

Të ngajshme

AAK: Politizimi i sektorit të ujit po na kushton miliarda litra ujë të humbur

Donat Hashani

Osmani mbyll Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkë me vajzat e saj

Donat Hashani

Kurti: Kosova s’ka Kuvend, por ka stabilitet dhe ushtri

Donat Hashani