Telenews

Aksidentohet vetura e KFOR-it, policia tregon detajet

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë të përfshira dy vetura.

“Në ora 15:18 policia është njoftuar për një aksident në Leshan të Pejës. Dy automjete janë të përfshira. Njësitet kompetente janë në vend të ngjarjes, ndërsa nëse ka të lënduar apo deri tash nuk kam informacione”, ka thënë Gashi.

Telenews.al do të ju mbajë të informuar në lidhje me ngjarjen.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

Haradinaj: Thaçi të kthehet në Presidencë qoftë edhe për një ditë, është në nderin e Kosovës sepse u mor nga posti –

KushtrimGuraj

LIRIA NUK GJYKOHET…

KushtrimGuraj