Telenews

Aksion i policisë, të arrestuar për mashtrim me prona të shtrenjta

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona.

“Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan.

“Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh”, thuhej më tej.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë.

 

Të ngajshme

Hero në ditën e lindjes: Shqiptari shpëton 85-vjeçarin italian nga mbytja në kanal

Valjeta Turkaj

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me FBI-në

Valjeta Turkaj

Kadetët e FSK-së shkëlqejnë në Gjermani: Një sukses që nderon Kosovën!

Valjeta Turkaj