Telenews

Aksion kundër fajdes në Pejë: Momenti kur dërgohet në stacion i dyshuari Visar Haxhijaj

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin për fajde.

Paparaci iu sjell pamje ekskluzive teksa i arrestuari Visar Haxhijaj nën masa të rrepta sigurie dërgohet në stacionin e Policisë në Pejë.

Këtë aksion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale”, ka deklaruar Nikçi.

Ai ka ftuar të gjitha viktimat e fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës.

Të ngajshme

Çfarë po i mungon Elvana Gjatës? Këngëtarja e pranon hapur

Erzana Fazliu

Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Erzana Fazliu

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Valjeta Turkaj