Telenews

Aksioni fantastik i lojtarit shqiptar ‘gxx-‘ ndaj ekipit FaZe në Majorin e CS:GO në Paris

Bad News Eagles ishin në garë në turneun e fundit Major të CS:GO që u mbajt në Paris, ku edhe njëherë na dhuruan emocione të pafundme.

Ekipi shqiptar arritën që të kualifikohen në fazën ‘Legends Stage’ të turneut BLAST Paris Major.

Në këtë faza ata zhvilluan ndeshje shumë të vështira, ku arritën ta mposhtin një nga ekipet më të mira të botës G2.

Në ndeshjen e fundit dhe vendimtaren, Bad News Eagles u mposhtën me një rezultat të ngushtë nga ekipi FaZe 2-1 me mapa.

Por përkundër fitores së ekipit FaZe, Genc “gxx-“ Kolgeci ishte njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Në mapin e dytë ‘Mirage’, gxx- eliminoi të gjithë lojtarët e ekipit FaZe, për ta ngushtuar epërsinë e kundërshtarëve në 14-12.

Këtë aksion gxx- e realizoi me armën ‘AWP’ për të cilën edhe njihet me shpejtësinë dhe saktësinë e tij.

Më poshtë e gjeni aksionin me pesë eliminime të gxx- ndaj ekipit FaZe

 

Të ngajshme

Renditja për Topin e Artë 2026: Lideri nuk është Kane apo Mbappe, ndërsa Yamal dhe Dembele janë jashtë top 10

KushtrimGuraj

Një komandat i ri në mesfushën kuqezi – ngritja e Juljan Shehut me Shqipërinë

KushtrimGuraj

Real Madridi në prag të një epoke të re – Perez synon të ndryshojë modelin e pronësisë së klubit

KushtrimGuraj