Telenews

Aksioni i policisë dhe ATK-së në qendër të Prishtinës

Mëngjesin e kësaj të marte në qendër të Prishtinës ka nisur një aksion i hetuesve tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të asistuar nga Policia e Kosovës.
Aksioni është duke u zhvilluar në dy lokacione të ndara.
Këtë aksion e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa por që nuk ka dhënë detaje.
“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 sot në qendër të Prishtinës në dy lokacione të ndara. Mirëpo nuk mundem t’ju japim informata deri në përfundim sepse mund të ndikojë në procesin e aksionit”, tha Bytyqi-Sefa për KosovaPress.

Të ngajshme

Dyshimi për mjet shpërthyes, policia e konfirmon të vërtetën

Donat Hashani

Zeka: Nëse s’bëhet Ligji për ta vënë nën kontroll Specialen, ish-krerët e UÇK-së do të dënohen (VIDEO)

Donat Hashani

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Donat Hashani