Telenews

Aksioni i policisë kundër armëve, mësohet numri i personave që u arrestuan

10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë aksionit të zhvilluar kundër armëve.

Aksioni u zhvillua në katër rajone: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan.

Janë bastisur shtëpitë, lokalet dhe objektet përcjellëse në 11 lokacione.

Autoritetet kanë arritur që t’i konfiskojnë edhe disa armë:

– Dy pushkë automatike AK 47;

– Dy pushkë gjuetie,

– një pistoletë;

– pesë karikatorë;

-njëqind e gjashtëmbëdhjetë fishekë të kalibrave të ndryshëm etj.

Urdhër-kontrolli është realizuar bazuar në dyshimet për “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. /Telenews.al/

Ak47

Glock

 

Të ngajshme

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Valjeta Turkaj

Edhe kjo ndodh në Dubai: Së shpejti taksi ajrore

Valjeta Turkaj

Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

Valjeta Turkaj