Telenews

Aktakuza ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka publikuar raportin e vitit 2025 mbi Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, i njohur si INCSR, i cili fokusohet në përpjekjet për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë ato të lidhura me narkotikët.

Ky raport është një nga instrumentet kryesore për vlerësimin e masave të marra nga shtetet për të adresuar kërcënimet globale të pastrimit të parave dhe luftën kundër financimit të terrorizmit.

Në raportin e DASH-it për luftimin e krimit, përmendet ngritja e aktakuzës ndaj Milan Radojçiq dhe të tjerëve, të cilët ishin pjesëmarrës në sulmin terroris të 24 shtatorit 2024 në Banjskë.

Raporti thekson se, duke shfrytëzuar aftësitë dhe mentorimin e ofruara nga Zyra Ndërkombëtare e Zhvillimit Prokurorial, Ndihmës dhe Trajnimit (OPDAT), një prokuror në Kosovë ngriti aktakuzën ndaj 45 të pandehurve, përfshirë Radojciq.

“Në Kosovë, duke përdorur aftësitë dhe mentorimin e mësuar nga OPDAT, një prokuror ngriti një aktakuzë kundër 45 të pandehurve, përfshirë Milanin Radoiçiq, nënkryetar i partisë kryesore serbve të Kosovës, i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC).”, thekson Departamenti i Shtetit.

Raporti INCSR është një analizë vjetore që i jep shtetit të SHBA-së mundësinë të monitorojë dhe vlerësojë përpjekjet e shteteve të tjera në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve të paligjshme.

Të ngajshme

Moti për sot në Kosovë

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot në Kosovë

Donat Hashani

Mali i Zi thotë se nuk u ftua në nismën për bashkëpunim ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci

KushtrimGuraj