Telenews

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

aktakuze-kunder-nje-personi-ne-peje-per-falsifikim-te-parase

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet A.M., i cili dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023 në Pejë, kur i pandehuri, duke e ditur se paraja ishte e falsifikuar, e vuri atë në qarkullim. Ai kishte një borxh ndaj të dëmtuarit S.Q. në shumën prej 21,500 euro, ndërsa fillimisht i ktheu 3,500 euro.

Për pjesën e mbetur, A.M. si garanci i dorëzoi të dëmtuarit shumën prej 9,000 dollarë amerikanë, të cilat më pas rezultuan të ishin të falsifikuara.

Prokuroria bën të ditur se, përveç aktakuzës, është kërkuar edhe dënimi i të pandehurit, konfiskimi i parave të falsifikuara si dhe kompensimi i dëmit ndaj të dëmtuarit.

Të ngajshme

Loredana del në mbështetje të protestës për ish-krerët e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Aleanca: Ndihma ligjore për ish-krerët e UÇK-së në Hagë të mos përzihet me politika partiake –

KushtrimGuraj

Elvana Gjata mbështet protestën e 1 tetorit në Prishtinë kundër vendimit të Hagës –

KushtrimGuraj