Telenews

Aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve me inicialet R.H. dhe Q.H.

Kjo për shkak të dyshimit se, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës 22 tetor 2025 deri më 9 janar 2026, në rrugën “Rifat Dedia”, në lagjen Kolloni të Mitrovicës, dyshohet se në mënyrë të paautorizuar u kanë shitur personave të ndryshëm substancë narkotike të llojit kokainë, me peshë prej 0.22 deri në 0.50 gramë.

 Gjatë zbatimit të urdhrit për kontroll, te të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë narkotike, me peshë të përgjithshme 1.7 gramë, një mulli për bluarjen e substancës narkotike, dy telefona mobilë, si dhe 1,700 euro para të gatshme.

 Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprën penale që u vihet në barrë dhe t’u shqiptojë dënim sipas ligjit.

Të ngajshme

Pse fëmijët e kanë të vështirë të përballojnë kthimin në shkollë?

Yllka Gashi

I plagosuri eci 40 minuta në këmbë me plumbin në shpatull, si ndodhi atentati në Dukagjin

Yllka Gashi

Vdekja e punëtorëve në vende pune, Sindikata e KEK-ut zhvillon një aksion simbolik

Yllka Gashi