Telenews

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10 qershor të këtij viti me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.

Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

 

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur, 2 të plagosur

Valjeta Turkaj

Tragjike në Obiliq: Gjendet i varur 50-vjeçari pranë shtëpisë së tij

Valjeta Turkaj

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

Erzana Fazliu