Telenews

Aktivistja me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron si atdhetare në Novi Pazar

Mund të mos keni dëgjuar për të, por Telenews.al ju njofton me aktivisten e njohur me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron në Novi Pazar.

Amina Nuraj – është aktiviste e veçantë për kombin shqiptar, një vend të cilin e kanë harruar dhe se kujtojnë fare. Amina ështa një vajzë e asimiluar nga Novi Pazari, por që shpejt e kuptoi prejardhjen e saj, dhe aq shumë u lidh me gjakun e vetë, sa për të mos u shkëputur kurrë më.

Amina, Nuraj apo Nurovic?

“Jam Amina Nuraj kurrë më Nurovic. Jam shumë krenare për prejardhjen time dhe nuk do ta ndryshojë për asnjëgjë në botë”.

Një gjë të veçantë e kemi vënë re tek ti, lidhjen e ngushtë me policinë e Kosovës, shpeshherë e inkurajoni policinë e Kosovës me postimet tuaja në disa raste. Keni një lidhje emocionale?

“Policia jonë shqiptare në Republikën e Kosovës është trashëgimtare e ushtrisë së UÇK-së. Po, është një lidhje emocionale brenda atdheut. Sepse policia e Kosovës, njësitë speciale janë ato që e mbajnë këtë shtet në shpindë. Policia e Kosovës është shpirti dhe zemra e vendit dhe e kombit tonë. Dashuria dhe respekti im për policinë dhe ushtrinë e Republikës së Kosovës është e madhe sa qielli”, thotë ajo.

Pak ditë më parë ju denoncuat publikisht z.Nexhmedin Spahiu. Pse e bëre, çfarë të shtyu ta bësh?

“Unë nuk e sulmova, por i shkrova një letër demokratike. Unë jam një fëmijë i rritur në asimilim. Nuk dija asgjë për mëmëdheun apo kombin. Republika e Kosovës, e cila u mbrojt nga duart e armikut dhe mbrojti kombin shqiptar në Kosovë, erdhi një njeri i cili publikisht thotë se populli i Kosovës nuk është shqiptar por kosovar. Më e keqja nga të gjitha është se individët e kanë pranuar atë si normale pa rezistuar as kundërshtuar fare”.

Zonja Amina, larg qoftë por nëse do të kishte luftë në Kosovë, do t’i bashkoheshit luftës?

“Po, normale! Nuk do mund të rrija duarkryq dhe të shikoja armikun duke shkelur kombin dhe vendin tim. Që fëmijë vendosa që po të jetë nevoja të jap edhe jetën për mëmëdheun, kombin dhe lirinë e tyre”, shprehet e bindur Amina.

Cila është dëshira e saj?

“Unë kam tre dëshira në jetë dhe ato janë: që nëna jonë Shqipëri të bëhet sërish bashkë, të jetë mirë familja ime dhe e treta, dua një ditë të vesh uniformën e Policisë së Kosovës dhe ta bëj atë punë në Kosovë”, mbyll intervistën për Telenews.al, aktivistja me prejardhje shqiptare.

Intervistoi: Mirsade Krasniqi.

Të ngajshme

“Mora fjalë” ekzekutohet në piano midis Mynhenit, kalimtarët kurreshtarë për melodinë

Valjeta Turkaj

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë, gruaja gjendet pa shenja jete në banesë

Valjeta Turkaj

A jeni gati për takime që prodhojnë rezultate, jo vetëm fjalë?

Valjeta Turkaj