Telenews

Aktori i njohur rikuperohet pas aksidentit: “S’kam kaluar në dramë, komedia vazhdon!”

Pas një aksidenti që e detyroi të qëndrojë për pak kohë larg skenës, aktori i njohur Osmani Azemi  ka reaguar me një mesazh falënderues dhe plot humor për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

“Pas aksidentit që më nxori pak jashtë skenës (jo nga roli, por nga rruga 😊), dua t’ju falënderoj për kujdesin, dashamirësinë dhe të gjitha mesazhet që më kanë ngrohur zemrën,” shkruan aktori në një postim të ndjerë.

Ai shpreh një mirënjohje të veçantë për institucionin shëndetësor, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e stafit mjekësor që e kanë ndihmuar të rikuperohet në kushte shtëpie.

“Tani di të dalloj termometrin nga telekomanda, edhe pse ende e ngatërroj herë pas here,” thotë ai me humor, duke shtuar se shëndeti po përmirësohet dita-ditës, ndërsa humori nuk e ka braktisur kurrë.

Në fund, ai qetëson ndjekësit me stilin e tij të veçantë:
“Mos u shqetësoni – nuk kam kaluar në dramë, komedia vazhdon!”

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1331559931666672&id=100044380331145&mibextid=wwXIfr&rdid=KCALPVQqGmg2gztX#

Të ngajshme

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Erzana Fazliu

Kusari: Kryeministri me ide të gabuara, le të sigurohet t’i ndalë sulmet ndaj mediave

KushtrimGuraj

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

KushtrimGuraj