Telenews

Akuza të rënda ndaj policisë serbe: I zhveshin migrantët lakuriq dhe i detyrojnë të ecin në këmbë

Videot që tregojnë disa grupe burrash të zhveshur në temperatura nën zero dhe të detyruar të kthehen nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, janë dëshmi e keqtrajtimit në rritje të migrantëve në kufijtë evropianë, sipas grupeve të të drejtave.

Dy video të publikuara në Guardian nga Legis, një OJQ e Maqedonisë së Veriut, tregojnë një varg burrash gjysmë të zhveshur në një pjesë të rrugës afër kufirit serbo-maqedonas.

Organizata Legis thotë se një banor vendas i ka marrë pamjet në afërsi të fshatit Lojanë, jo shumë larg kufirit me Serbinë dhe ua ka dorëzuar më 10 shkurt.

Legis thotë se stafi i tij lokal më vonë arriti të fliste me burrat, të cilët e identifikuan veten si sirianë.

Jasmin Rexhepi, president i Legis, tha se veprimet “shqetësuese dhe poshtëruese” erdhën menjëherë pas një samiti mbi bashkëpunimin kufitar midis BE-së dhe Serbisë, që synonte forcimin e kufirit të Serbisë kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

“Këto incidente ndodhin kur BE-ja po përgatit kufizime për emigrantët në rrugë, dhe në këtë rast vetëm disa ditë pas samitit BE-Serbi për bashkëpunimin kufitar. Pastaj shohim ndikimin dhe pasojat e drejtpërdrejta”, tha Rexhepi.

Edhe pse ka pasur raportime për zhveshjen e rrobave të emigrantëve në kufijtë e tjerë evropianë, Rexhepi thotë se kjo është hera e parë që ndodh në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj