Një degë e kësaj organizate në rajon e ka kritikuar mbajtjen e turneut në Katar dhe ka kërkuar nga muslimanët që ta bojkotojnë atë
Al Kaida, përmes degës së saj rajonale në Penisulën Arabe, ka kërkuar nga muslimanët në tërë botën që ta bojkotojnë Botërorin.
“Paralajmërojmë vëllezërit musliman që mos ta përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në të njëjtën kohë ata e kritikojnë Katarin që e organizon këtë ngjarje, edhe pse nuk kanë kërcënuar me sulme apo dhunë.
Dega rajonale me bazë në Jemen është një grup ushtarak i al-Kaida që kanë dënuar vendin mikpritës duke e akuzuar atë se ka “sjellë njerëz të pamoralshëm, homoseksual, njerëz të korruptuar dhe ateizëm në Penisulën Arabe”, me Botërorin që shihet si një mënyrë nga ta për t’i “pushtuar vendet muslimane nga pushtuesit e tyre”, ashtu siç ka raportuar grupi intelegjent SITE para ndeshjes hapëse Katari-Ekuatori.
Organizatorët e Botërorit, në anën tjetër, kanë dalë me një kundërpërgjigje për kritikat në lidhje me shkeljen e të drejtave të LGBT-së dhe të njeriut dhe kufizimeve sociale në këtë vend, duke kujtuar se kushdo pavarësisht seksit të tij, racës apo fesë është i mirëpritur në këtë vend.