Telenews

Al- Nassr bëhet me trajner të ri

Ekipi saudit, Al- Nassr emëron zyrtarisht si trajner të ri Stefano Piolin, pas rezultateve të dobëta të Luis Castros

Al-Nassr menjëherë zëvendëson Luis Castron e shkarkuar dhe arrin marrëveshje me teknikun italian, Stefano Pioli.

Pioli në sezonin e kaluar la Milanon në vendin e dytë në Serie A, me 19 pikë mbrapa rivalit lokal, Inter, që u shpall kampion.

Pas një pauze disa muajshe, Pioli po iu kthehet zejes së trajnerit me klubin saudit, Al-Nassr, i cili po kalon në një krizë rezultatesh. Ata aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në Pro League dhe pas tri ndeshjes kanë fituar vetëm një lojë dhe ka barazuar dy herë.

Klubi beson se me trajnerin e ri ka për të arritur rezultate sa më të mira dhe të arrij të fitoj Pro League të Arabisë Saudite dhe kompeticionet e tjera.

Pioli më herët kishte qenë trajner i klubeve të mëdha italiane si: Inter, Fiorentina dhe së fundi i AC Milan, me të cilën arriti të fitoj titullin e Serie A  në sezonin 2021/22, si dhe arriti gjysmë finalen e Champions League-s në sezonin 2022/23.

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj