Telenews

Al-Nassr e bleu për 80 milionë euro, Jhon Duran transferohet te gjiganti italian

al-nassr-e-bleu-per-80-milione-euro,-jhon-duran-transferohet-te-gjiganti-italian

Jhon Duran transferohet në Serie A.

Sulmuesi kolumbian, Jhon Duran, bëri bujë të madhe verën e shkuar kur nga Aston Villa u transferua te Al Nassr për 80 milionë euro.

22-vjeçari kërkohej nga gjigant anglez, por në fund vendosi që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Por aventura në Arabi nuk ka shkuar ashtu siç pritej dhe Duran u huazua te Fenerbahce, ku aktualisht ka luajtur 18 ndeshje duke realizuar 5 gola.

Falë paraqitjeve të mira, Duran ka tërhequr vëmendjen e gjigantit italian, që synon afrimin e anglezit.

Sipas së përditshmes italiane Il Mattino, Antonio Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Napolit transferimin e Duran.

Trajneri italian e konsideron sulmuesin kolumbian një profil ideal për projektin e tij: i ri, fizikisht i fortë dhe me potencial për rritje të menjëhershme.

Megjithatë, operacioni nuk është i thjeshtë. Al Nassr që zotëron kartonin e tij ka kërkesa të larta financiare, çka e bën marrëveshjen të ndërlikuar.

Napoli po punon mbi formula të ndryshme, duke përfshirë huazim me të drejtë blerjeje dhe bonuse të lidhura me performancën, për të ulur rrezikun financiar.

Prioriteti i Contes është që sulmuesi të jetë pjesë e skuadrës sa më shpejt, në mënyrë që të integrohet në sistemin e tij që nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Të ngajshme

Dzeko drejt një rikthimi befasues në futbollin gjerman

KushtrimGuraj

Bekë Berisha largohet nga posti i presidentit te Prishtina

Donat Hashani

WOW: Vedat Muriqi i pandalshëm, i shënon hat-trick Bilbaos

Donat Hashani