Telenews

Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare

Mediat amerikane raportojnë se aktori i njohur Al Pacino pritet të bëhet sërish baba në moshën 83-vjeçare. Sipas TMZ, Noor Alfallah, e dashura 29-vjeçare e aktorit të njohur është në muajin e 8-të të shtatzënisë.

29-vjeçarja ka qenë e lidhur me Pacinon që nga prilli i vitit 2022. Ajo më parë ishte në lidhje me këngëtarin e The Rolling Stones, Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.

Pacino aktualisht është baba i një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me ish të dashurën Jan Tarrant. Ai gjithashtu ka binjakë 22-vjeçarë, Anton dhe Olivia, me yllin e National Lampoon’s Vacation, Beverly D’Angelo.

Të ngajshme

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

KushtrimGuraj