Telenews

Al Trade Market hap pikën e radhës në Drenas

Al Trade Market ka zgjeruar rrjetin e tij me hapjen e pikës së re në Drenas, duke sjellë më afër qytetarëve një gamë të gjerë produktesh për nevoja të ndryshme familjare.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtues të kompanisë, partnerë dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë hapje, Al Trade Market tani shton edhe më shumë praninë në qytetin e Drenasit dhe qytetarët e saj me rrethinë, duke ofruar produkte nga sektori i ushqimeve, higjienës, veshmbathjeve, pajisjeve shtëpiake dhe teknikës së bardhë.

Vlen të ceket se kjo pikë gjendet në rrugën Xhevat Demaku, një lokacion ky tejet i përshatshëm në qytetin e Drenasit.

Gjatë fjalimit me rastin e hapjes së kësaj pike, një nga partnerët e ATC, Avni Hoti, theksoi rëndësinë e këtij zgjerimi dhe angazhimin e kompanisë për të ofruar shërbime dhe produkte cilësore për konsumatorët.

Në ditën e hapjes, klientët përfituan nga oferta speciale dhe zbritjet në shumë produkte, ndërsa ceremonia u mbyll me prerjen simbolike të shiritit.

Të ngajshme

Dukja e re pranverore fillon nga sytë – Syzet e reja ju presin te Optika Moda

Donat Hashani

Sukses i madh për International Maarif Schools of Kosova në kupën botërore Riders Robotics!

Erzana Fazliu

Fundjavë me super oferta nga Al Trade Market

Donat Hashani