Telenews

Al Trade ndan ”Çmimin e Artë” të kompanisë për kampionin, Robin Krasniqi

Sot janë bërë 24 vjet nga themelimi i njërës prej kompanive që tash është sinonim i suksesit në vendin tonë, Al Trade.
Sot me 24 korrik e për nder të 24 vjetorit të Al Trade, janë realizuar shumë aktivitete solemne përgjatë 24 ditëve të këtij muaji e që përmes tyre, jepen mesazhe që reflektojnë punën dhe përkushtimin që kjo kompani ka pasur ndër vite.
Al Trade gjithmonë ka qenë afër dhe në  përkrahje të sportistëve, artistëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për shoqërinë shqiptare dhe kombin në përgjithësi, këtë përkrahje Al Trade po e tregon përmes ndarjes së “Çmimit të Artë” i cili është bërë tradicional.
Këtë vit, Al Trade këtë çmim e ndan për boksierin me famë botërore, Robin Haxhi Krasniqi i cili në karrierën e pasur, ka plotë 52 fitore dhe shtatë humbje.


Sot më 24 korrik në një ceremoni solemne, pronari i kompanisë “Al Trade”, Sokol Gashani, ndau “Çmimin e Artë” për boksierin e mirënjohur, Robin Krasniqi i cili kanë dhënë shumë për sportin dhe njohjen kombëtare.

Al Trade sot pati nderin që ta kishte prezent në ambientet e tyre kampionin, Robin Krasniqi për të pranuar çmimin.

Me rastin e marrjes së çmimit, Robin Krasniqi shprehu falënderimet e tij të përzemërta për Al Trade për dhënien e këtij çmimi.

“Edhe një herë ju falenderoj të gjithëve, e falenderoj edhe kompaninë që më kanë zgjdhur mua për këtë çmim. Me shumë krenari e marr këtë çmim dhe i përgëzoj prej zemrës për këtë sukses”, tha Krasniqi.

Robin Krasniqi gjithashtu njohu rëndësinë e të qenit i lidhur me një kompani që përfshin individë të cilët kanë punuar pa u lodhur me vite të tëra, duke kontribuar në rritjen dhe suksesin e biznesit:

“Është edhe një nder për mua kur kemi kaq njerëz të suksesshëm, të sinqertë që me vite e me vite e kanë ndërtuar këtë punë edhe unë krenohem me njerëz si kjo familje e madhe që punësojnë shumë njerëz, që u kanë jap mundësi shumë njerëzve dhe që e kanë arritur këtë sukses”, shtoi boksieri i njohur.

Presidenti i Al Trade, Sokol Gashani, në shënimin e 24 vjetorit të kompanisë ka refletuar mbi rrugëtimin e jashtëzonshëm që kompania ka ndërmarrë.

“Firma jonë këtë vit i mbush 24 vjet për veprimtarinë që e zhvillon në Kosovë, bashkë me familjen edhe me bashkëpunëtorët tonë e nisëm këtë rrugëtim. Për 24 vjet bashkë me ekipin tonë të mrekullueshëm kemi arritur që t’ju japin zgjidhje dhe një jetë më të rehatshme disa familjeve apo një pjese të popullatës tonë”, tha Gashani.

Ai tutje në fjalën e tij ka vlerësuar edhe Krasniqin për arritjet e tij në ringun e boksit.

“E pikërisht sot e kemi një aktivitet ku sot jemi mbledhur për të falenderu për kontributin e dhënë në fushën e sportit për kombin shqiptar dhe në arenën ndërkombëtare sportistin tonë të madh dhe kjo kompani unanimisht kemi vendosur që të ndajmë çmimin për të nderuarin tonë, bokserin tonë Robin Krasniqin ku e ftoj me shumë respekt qe të marr çmimin nga kompania jonë”, shtoi ai.
Përndryshe, Sokol Gashani u ka bërë falënderim të veçantë mysafirëve, stafit dhe gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për punën e palodhshme përgjatë tërë këtij rrugëtimi.

Al Trade – Së bashku jemi të lumtur!

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu